Telegrafi

Schweinsteiger shënon një supergol nga rreth 30 metra

Bastian Schweinsteiger ka shënuar një supergol gjatë mëngjesit të sotëm (e diel) në kampionatin amerikan të futbollit. 

Mesfushori gjerman ka gjetur rrjetën në ndeshjen që skuadra e tij Chicago Fire e zhvilloi nga Real Salt Lake në kuadër të javës së 23-të në Mayor League Soccer.

Schweinsteiger shënoi një gol të bukur nga një distancë rreth 30 metra duke barazuar rezultatin në 1-1.

Lexo po ashtu Futbollistët me pagat më të larta në MLS: Giovinco më i paguari, Shkëlzen Gashi fiton më shumë se Zlatan Ibrahimovic

Megjithatë, ky gol nuk i mjaftoi skuadrës së tij pasi në fund humbën me rezultat 2-1.

Pas kësaj humbje, Chicago e sheh veten në pozitën e parafundit, atë të dhjetën në konferencën lindore dhe ka tashmë pesë humbje radhazi.

Ndryshe, mesfushori gjerman deri më tani ka shënuar katër gola, teksa ka bërë edhe pesë asistime. /Telegrafi/