Telegrafi

Schweinsteiger nuk ndalet, shënon përsëri në MLS (Video)

Bastian Schweinsteiger po e përjeton një rini të dytë në kampionatin amerikan, MLS.

Mesfushori gjerman rrezikoi karrierën e tij pas transferimit te Manchester United, pasi luante shumë rrallë dhe kishte harruar erën e golit.

Lexo po ashtu Schweinsteiger shënon në debutim te Chicago Fire (Video)

Kështu, pas një sezoni e gjysmë të kaluar te “Djajtë e Kuq”, gjermani vendosi të largohet për një transferim të tij te Chicago Fire, përcjell Telegrafi.

Transferimi i tij në kampionatin amerikan rezultoi pozitiv dhe shumë i qëlluar për ish-yllin e Bayernit, pasi që nga transferimi i tij po luan mirë dhe po shënon gola.

Një të tillë e ka shënuar edhe në ndeshjen e djeshme (shtunë) që skuadra e tij, Chicago e fitoi 3-0 ndaj New England Revolution, ku Schweini e shënoi golin e parë. /Telegrafi/