Bastian Schweinsteiger u ka dërguar një mesazh tifozëve të Manchester Unitedit pas transferimit të tij te Chicago Fire.
32-vjeçari ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin nga MLS amerikane dhe do t’i lejohet largimi i menjëhershëm nga Old Traffordi, porsa të kryhen testet mjekësore.
Mesfushori gjerman u transferua te Djajtë e Kuq në verën vitit 2015 për 14.5 milionë funte, mirëpo problemet me lëndime ia kufizuan në 35 numrin e paraqitjeve për Unitedin.
“Tifozë të dashur të Manchester Unitedit, kam vendosur të bëj një transferim të përhershëm te Chicago Fire. Vërtet do të dëshiroja të kisha bërë më shumë për ju, por ishte koha që të bëj një ndryshim”.
“Ju falënderoj sidomos për mbështetjen e mahnitshme gjatë kohës sime te klubi, nuk do t’ju harroj kurrë”, ka thënë mes tjerash Schweini në videomesazhin e publikuar në Twitter. /Telegrafi/
Thanks to all fans, the whole staff and my teammates of @ManUtd! I will never forget my time with the club, but now it’s time for a change! pic.twitter.com/zYn2o5Cjsk
— Bastian Schweinsteiger (@BSchweinsteiger) March 21, 2017