Telegrafi

Schweini të kalojë te Reali?

 Mediat spanjolle shkruajnë se Manchester United, Real Madrid, Chelsea dhe Milani janë prej ekipeve të interesuara për shërbimet e titanit gjerman, ndërsa mundësia e largimit nuk përjashtohet as nga vet futbollisti.

“Kontrata ime përfundon në vitin 2016. Unë e kam nënshkruar për të qëndruar deri në fund të saj. Unë mund të paramendoj të gjitha gjërat pas kësaj. Në futboll nuk mund të përjashtoni asgjë”, ka thënë mesfushori. /Telegrafi/