Telegrafi

Schweini: Chelsea e meritoi LK-në

“Gjatë asaj nate, Chelsea tregoi 100 për qind të aftësive të tyre dhe Bayerni nuk e bëri këtë. Pas 110 minutave të kaluara, unë shikova në tabelën e rezultateve dhe mendova, ‘Ne duhet ta fitojmë ndeshjen tash’, por nuk mundëm ta bëjmë”.

“Ndeshja shkoi në penalti dhe ne humbëm. Chelsea ishte me fat dhe ne nuk ishim. Ndoshta ishte një mënyrë e mirë për Chelsean për ta plotësuar disfatën në Moskë. Ndoshta ishte çështje fati”, ka thënë Schweinsteiger për Daily Mail.

Bayern Munich aktualisht ndodhet në Londër dhe nesër të përballet me një tjetër rival anglez, Arsenalin, në ndeshjen e parë të 1/8-tës së finales së Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/