Telegrafi

Schwarzer i gatshëm për të kaluar në Arsenal

News of the World shkruan se Schwarzer ka biseduar me menaxherin e klubit Roy Hodgson, i cili i ka dhënë dritë të gjelbër për transferim. Portieri australian tashmë një kohë ka qenë cak i Arsene Wenger, si një zgjidhje e përkohshme e problemeve të Arsenalit në gol.

Schwarzer, 37-vjeçar, ka një vit të mbetur nga kontrata e tij me Fulhamin dhe është i vetëdijshëm se Arsenali e kërkon atë për të zëvendësuar Manuel Almunia. Portieri ka kaluar një sezon të mirë me Fulhamin, përfshirë edhe një paraqitje të shkëlqyeshme kundër Atletico Madrid në finalen e Europa League. /Telegrafi/