Telegrafi

Schwarzenegger zëvendëson Trumpin në “The Apprentice”

Aktori dhe ish-guvernatori i Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger, do të pasojë Donald Trumpin në emisionin “The Celebrity Apprentice”

Aktori me origjinë austriake, 69 vjeç, që u bë i famshëm në vitet e 80-ta me filmat aksion “Conan the Barbarian” (1980), “Terminator” (1984), është tashmë kreu i emisionit të Donald Trumpit, që e bëri atë të famshëm në nivel kombëtar në SHBA, shumë më parë se sa të kandidonte për president.

Duke marrë parasysh reagimet nëpër komente dhe rrjetet sociale, Schwarzenegger ka dalë mirë në numrin e parë të sezonit të tetë të xhiruar në Los Angeles.

“Emisioni i parë nuk ishte i lehtë. Por të famshmit i njohin pritshmëritë e mia tani. Merrni rreziqe, jepni maksimumin”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Twitter” pas spektaklit.

Nga ana tjetër, studioja që merret me realizimin e emisionit, “MGM Television”, kishte njoftuar në dhjetor se manjati i imobiliareve që do të marrë funksionet në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar, do të qëndrojë bashkë si producent ekzekutiv i emisionit.