Site icon Telegrafi

Schwarzenegger tregon si e kishte mashtruar Stallonen të luante në një prej filmave më të këqij në karrierë (Foto/Video)

Në ditët e sotme Arnold Schwarzenegger dhe Sylvester Stallone janë miq shumë të mirë, mirëpo nuk ka qenë gjithmonë kështu.

Bashkëpunimet biznesore në të kaluarën, si edhe filmat “The Expendables” e “Escape Plan”, kanë bërë që ikonat e filmave aksion të kenë shoqëri shumë të mirë në ditët e sotme.

Ikonat e filmave aksion sot janë miq të mirë

Mirëpo, në të kaluarën, ata nuk ia kanë dashur më të mirën njëri-tjetrit. Në fakt, dy aktorët kanë qenë në konkurrim të vazhdueshëm për rolet filmike dhe bënin çfarë të mundnin për të qenë në maje dhe mungonte sinqeriteti dhe besnikëria mes tyre.

Lexo po ashtu Urimi i Stallones për ditëlindjen e 70-të të Schwarzenegger: Gjithmonë do të jesh njeri i madh (Foto)

Një prej këtyre rasteve ishte kur Schwarzenegger kishte bërë një plan që ta fuste në kurth Stallonen për të luajtur në një film të keq.

Skenari i filmit “Stop! Or My Mom Will Shoot” fillimisht i ishte paraqitur Arnoldit, mirëpo ai e kishte refuzuar. Mirëpo, para de ta refuzonte ai ishte shfaqur sikur të ishte i interesuar, në mënyrë që Sly ta kapte karremin dhe ashtu ndodhi.

Mashtrimi profesional që Schwarzenegger i bëri Stallones

“E lexova skenarin. Ishte shumë i keq. Ju e dini se edhe unë i kam bërë disa filma që shkuan drejt e në tualet, apo? Ishin të këqij. Por, ky ishte vërtet i keq. Prandaj unë u shtira – duke qenë se ishte gjatë luftës sonë – i thash vetes: ‘Do të shtirem sikur jam tejet i interesuar’. E dija mënyrën si funksiononte në Hollyëood. Pastaj do të kërkoja shumë para. Ndërsa ata do të thoshin: ‘Le ta marrë rolin Sly’. Ndoshta mund ta marrim më lirë.

“Kështu ata shkuan te Sly dhe i thanë: ‘Schwarzenegger është i interesuar. Shikoi xhirimet nga shtypi. Ka folur për këtë. Nëse dëshiron t’ia rrëmbesh, e ke mundësinë’. Dhe ai e mori!. E mori. Një javë më pas dëgjova: ‘Sly po nënshkruan që ta xhirojë këtë film’. Dhe unë thashë me vete: ‘Po, kështu duhet!’”, ka treguar Arnoldi.

Filmi më i keq në të cilin ka luajtur Stallone (Getty)

Filmi u dha premierë në vitin 1992 dhe kishte marrë kritika shumë negative nga ekspertët e filmit.

Në vitin 2006, vet Stallone e kishte pranuar se ky ka qenë filmi më i keq në të cilin ka luajtur ndonjëherë dhe ishte penduar pse ishte pjesë e tij. /Telegrafi/

 

Exit mobile version