Site icon Telegrafi

Schwarzenegger për rikthimin si Terminator: Është karakteri që ma ka ndryshuar jetën

(Foto: Screenshot/YouTube/Paramount Pictures)

Ikona e filmave aksion, Arnold Schwarzenegger, i mahniti fansat kur u bë e ditur se së bashku me Linda Hamilton do të riktheheshin në rolet e T-800 dhe Sarah Connor në filmin “Terminator: Dark Fate”.

Aktori hollivudian u bë i famshëm pikërisht me rolin e robotit vrasës në filmin e vitit 1984, “The Terminator”, me regji të James Cameron dhe e përsëriti rolin në disa nga vazhdimet e radhës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Arnold Schwarzenegger

Filmi i ri, “Terminator: Dark Fate”, me regji të Tim Miller, do të bazohet në ngjarjet e ndodhura 27 vjet pas incidenteve në “Terminator 2: Judgement Day”.

“Ky është karakteri që ma ka ndryshuar jetën. Jam shumë krenar që jam kthyer në ‘Terminator: Dark Fate’ dhe jam i lumtur që mund të filloni me rezervimin e biletave që sot”, ka shkruar aktori në rrjetet sociale.

James Cameron kësaj radhe është producent i filmit, ndërsa “Terminator: Dark Fate” do të nisë shfaqjen nëpër kinematë botërore nga 1 nëntori i këtij viti. /Telegrafi/

Exit mobile version