Site icon Telegrafi

Schwarzenegger nuk do ta padis personin që e shqelmoi në Afrikën e Jugut

Arnold Schwarzenegger ka konfirmuar se nuk do të marrë masa ligjore kundër sulmuesit në një aktivitet sportiv në Afrikën e Jugut.

Aktori 71-vjeçar iu përgjigj shqetësimeve të fansave dhe opinionit të gjerë rreth shëndetësore pas incidentit.

“Shumë prej jush keni kërkuar, por unë nuk po ngre akuza. Unë shpresoj se ky ishte një thirrje për zgjim dhe se sulmuesi do të kthehet në rrugën e duhur”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Twitter.

Arnold Schwarzenegger FLYING KICKED at the South Africa Arnold Expo (2. angle)

Theksojmë se ish-guvernatori i Kalifornisë po filmonte pjesëmarrësit në këngë ngjarje sportive të quajtur “Arnold Classic Africa” në Johanesburg, kur një burrë e goditi fortë pas shpine.

Në një post më parë, artisti kishte thënë fillimisht se nuk ishte në dijeni se ai ishte nisur drejt tij dhe mendonte se po “nxitohej për t;i ikur turmës”.

Ndryshe, nuk dihet arsyeja e këtij sulmi që i ka shqetësuar fansat, ndërsa derisa stafi i sigurimit e ka larguar personin që e bëri këtë veprim, ai është dëgjuar duke thënë “Më ndihmoni, më duhet një Lamborghini!”. /Telegrafi/

Exit mobile version