Telegrafi

Schwarzenegger në rolin e vrasësit më të madh që bëhet shënjestër e vrasësve tjerë (Video)

“Killing Gunther” është filmi i zhanrit aksion-komedi, skenarin e të cilit e ka shkruar Taran Killam që njëherësh edhe debuton si regjisor.

Roli i kryesor i vrasësit më të madh, interpretohet nga ikona e Hollywoodit, Arnold Schwarzenegger.

Lexo po ashtu Schwarzenegger në formë dhe plot stil, mosha për të është vetëm numër (Foto)

Një grup vrasësish vendosin ta vrasin Guntherin – vrasësin më të madh në botë. Megjithatë, plani i tyre shndërrohet në një sërë çastesh të padëshirueshëm, ndërsa Gunther është gjithmonë një hap para tyre.

Përveç Schwarzenerggerit, në këtë film luajnë edhe Cobie Smulders, Hannah Simone, Taran Killam, Allison Tolman, Bobby Moynihan e shumë të tjerë.

Filmi “Killing Gunther” do ta ketë premierën më 20 tetor. /Telegrafi/

https://youtu.be/1xek4mqceOk