Telegrafi

Schwarzenegger në formë dhe plot stil, mosha për të është vetëm numër (Foto)

Ai kohëve të fundit është vënë në fokusin e mediave për shkak të këndvështrimit të tij të kundërt që ka me Donald Trump, gjersa nuk ka marrë pjesë fare në inaugurimin e tij.

Por, aktori i njohur Arnold Schwarzenegger po arrin të marrë vëmendjen e publikut me paraqitjet e tij rrezatuese.

Ndonëse është 69 vjeçar, trupi dhe veshja e tij po arrijnë ta mposhtin moshën, duke bërë që ai të duket si një i ri që nuk i ka kaluar të 20-tat.

Arnold Schwarzenegger 

Ai është fotografuar së fundmi nga paparacët gjatë një udhëtimi të tij për në Kitzbuehel të Austrisë, ku është shfaqur me një palë tuta të zeza sportive, një pallto ngjyrë kafe dhe syze dielli me xham rrethor.

Stili i tij ra në syrin e shumë kritikëve të modës, të cilët vlerësuan lart vitalitetin dhe shijen e tij për moshën që ka.

Arnold Schwarzenegger mahnit me stilin e tij.

Ai shfaqej shumë i lumtur në fotografi, edhe pse muaj më parë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është tallur me paraqitjet e tij filmike. /Telegrafi/