Telegrafi

Schwarzenegger: Kur shihem në pasqyrë, më vjen për të vjellë (Foto)

Ai është një nga meshkujt që u bë i pasur dhe i famshëm falë fizikut të tij, por duket se aktori nuk ka aq shumë besim në vetvete.

Arnold Schwarzenegger është shprehur se kurrë nuk ka qenë i lumtur me trupin e tij dhe se vuan nga mungesa e besimit.

Asnjëherë i kënaqur…

69-vjeçari shton se problemi është bërë ende më serioz me kalimin e viteve pasi e ka të pamundur të vazhdojë të ketë një fizik perfekt, transmeton TCH.

“Kur shihem në pasqyrë, më vjen për të vjellë. Kam qenë gjithmonë kritiku më i madh i vetes, madje edhe kur kisha një trup të mirë”.

“Asnjëherë nuk jam ndier perfekt. Gjithmonë i ka munguar diçka trupit tim. Mund të gjeja miliona gjëra gabim te vetja, të cilat më bënin të shkoja sërish në palestër”, ka deklaruar aktori në një intervistë të dhënë së fundmi.

Më poshtë janë disa fotografi se si dukej dikur.