Site icon Telegrafi

Schwarzenegger këshillon të qëndroni në shtëpi: Nëse dilni shmangni kontaktet me njerëz

(Foto: Yuichi Yamazaki/Getty Images/Guliver)

Ndërkohë që po qëndron në vetizolim, Arnold Schwarzenegger i ka këshilluar fansat e tij që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, në mënyre që të zvogëlojnë rrezikun për t’u infektuar me COVID-19.

Coronavirusi është shndërruar në një pandemi globale, prandaj ikona e filmave aksion kërkon që t’i dëgjoni ekspertët dhe të lëvizni sa më pak.

Qëndroni në shtëpi. Qëndroni në shtëpi sa më shumë që është e mundur. Dëgjoni ekspertët, injoroni budallenjtë. Do ta tejkalojmë këtë bashkë”, ka shkruar në përshkrimin e një videoje, në të cilën shfaqet me kafshët e tij.

Ai e ka publikuar një tjetër video, në të cilën shfaqet duke e vozitur biçikletën jashtë shtëpisë, ndërsa u ka kërkuar falje fansave duke u thënë se nuk do të ndalet për fotografi, në mënyrë që të shmangë kontaktin me njerëzit.

“Mjekët thonë se vozitja e biçikletës jashtë është në rregull, prandaj është mënyra e vetme e daljes nga shtëpia, por nëse e vozitni biçikletën apo dilni për të ecur, mos u ndalni, për të shmangur kontaktin shoqëror”.

“U kërkoj falje të gjithëve, por nuk do ta ndal biçikletën për selfie. Qëndroni pozitivë, qëndroni në shtëpi sa më shumë që është e mundur. Qëndroni të sigurt”, ka shkruar aktori në përshkrim. /Telegrafi/

Exit mobile version