Telegrafi

Schwarzenegger ia kishte lënë në dispozicion Gretas automjetin e tij elektrik

Arnold Schwarzenegger, Greta Thunberg (Foto: Getty Images/Guliver/Twitter/Arnold Schwarzenegger)

Legjenda e filmave aksion, Arnold Schwarzenegger dhe aktivistja ekologjike, Greta Thunberg, kanë shumë gjëra të përbashkëta.

Edhe aktori edhe 16-vjeçarja kanë folur kundër ndryshimeve klimatike dhe kanë marrë reagime poshtëruese nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Greta Thunberg
Arnold Schwarzenegger dhe Greta Thunberg (Foto: Twitter/Arnold Schwarzenegger)

Schwarzenegger ka pranuar se i ka lënë përshtypje takimi me Gretan në Austri më herët gjatë këtij viti dhe i ka premtuar se do të angazhohet për t’i ndihmuar.

Gjatë vizitës së saj në SHBA, ai ia kishte ofruar Hummerin e tij elektrik, mirëpo oferta e tij ishte paksa jopraktike duke qenë se është e vështire vozitja me një automjet të tillë të madh.

Prandaj, Arnoldi ia ka dhënë në dispozicion Gretas automjetin Tesla Model 3, në mënyrë që ajo të lëvizte nëpër Amerikë në mënyrë më të pranueshme ekologjike. /Telegrafi/