Site icon Telegrafi

Schwarzenegger gjen kohë për t’i këshilluar fansat, fjalët që tregojnë shumë për personalitetin e tij

Arnold Schwarzenegger (Foto: Getty Images)

Arnold Schwarzenegger shpeshherë e përdor profilin e tij në Redit për të publikuar opinionet e tij në lidhje me tema të ndryshme – nga politika deri te filmat.

Ndërkaq, fansat e tij i vlerësojnë më së shumti këshillat që i jep 71-vjeçari në lidhje me bodibildingun dhe ushtrimet.

Një prej fansave të tij i është ankuar aktorit të famshëm se është në depresion dhe ka probleme me motivimin, si edhe i ka kërkuar mbështetje.

“Me muaj të tërë jam në depresion dhe nuk kam mundur të stërvitem. Ju lutem, a mund të më thoni si të vazhdoj. Betohem se do ta bëj”, ka shkruar fansi.

Lexo po ashtu Lajmet për ARNOLDIN

Ndërkaq, përgjigja e Schwarzeneggerit i ka mahnitur përdoruesit e Redit.

“Nuk do të jem shumë i ashpër ndaj teje. Të lutem, mos ji as ti ndaj vetes. Të gjithë përballemi me sfida dhe dështime. Nganjëherë jeta është si ushtrimet, por thelbi qëndron në atë se duhet të ngritesh”.

“Vetëm lëviz pak. Çohu nga krevati dhe bëji disa pompa dhe shëtitu. Vetëm bëj diçka. Hap pas hapi dhe shpresoj se do të jetë më mirë”.

“Mos e akuzo veten, është diçka e kotë që nuk të ndihmon të vazhdosh tutje. Mos ki frikë të kërkosh ndihëm. Me fat”, i ka shkruar aktori.

Më pas fansi i tij e ka falënderuar për mbështetjen dhe i ka thënë se do t’i dëgjojë këshillat e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version