Telegrafi

Schwarzenegger është kthyer më i fortë se kurrë, në një emision me Jay Lenon niset në mision shkatërrimi me tankun e tij

(Foto: YouTube/CNBC Make It.)

Aktori hollivudian, Arnold Schwarzenegger, është bashkuar me moderatorin e famshëm amerikan, Jay Leno, i cili është i njohur si fans fanatik i automjeteve.

Ikona e filmave aksion e ka vozitur prezantuesin me tankun e tij, M-47 Patton, të prodhuar në vitin 1951.

Paraprakisht, Schwarzenegger i kishte treguar Lenos se ishte “dashuruar” në automjetin luftarak gjatë kohës kur e kishte kryer shërbimin ushtarak në Austri, në vitin 1965.

Arnold Schwarzenegger dhe Jay Leno (Foto: YouTube/CNBC Make It.)
Lexo po ashtu Lajmet për ARNOLDIN

Tankun e tij, aktori e ka marrë dhuratë, ndërsa në vitin 1991 kishte shpenzuar 20.000 dollarë për ta transportuar nga Austria në SHBA.

Dy protagonistët janë nisur në një mision shkatërrimi, duke shkelur dhe shkatërruar një veturë.

Kujtojmë që në muajin mars, Schwarzenegger iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjike për shkak të një problemi në zemër.

Në ndërkohë raportohet se Arnoldi është duke e xhiruar vazhdimin e radhës nga filmat “Terminator”. /Telegrafi/