Linda Hamilton luajti rolin e Sarah Connor në filmin e parë për Terminatorin që u lansua në vitin 1984.
Aktorja 62-vjeçare është ribashkuar me Arnold Schwarzeneggerin në xhirimet e filmit të ri, “Terminator 6”.
Krahas filmit të parë, Linda luajti edhe në “Terminator 2: Judgment Day” (1991), mirëpo karakteri i saj u largua në vazhdimin e tretë, Terminator Salvation (2009) dhe nuk luajti në filmat pasues.
Kurse tani, ajo është kthyer në rolin ikonik të Sarah Connor dhe luan në krah të legjendës së filmave aksion.
Schwarzenegger e ka publikuar një fotografi të përbashkët me Hamilton duke bërë një krahasim me fotografinë e realizuar në xhirimet e Terminatorit dhjetëra vite më parë dhe dukjes së tyre të tanishme.
Me këtë rast, Arnoldi e ka uruar kolegen për ditëlindjen e saj duke u shprehur shumë i kënaqur që po bashkëpunojnë sërish.
Mackenzie Davis, Diego Boneta, Gabriel Luna dhe Natalia Reyes, janë disa prej yjeve që do të jenë pjesë e filmit të ri.
Regjisori i “Deadpool”, Tim Miller, është angazhuar për t’i drejtuar xhirimet e vazhdimit të gjashtë të Terminatorit që do të nisë shfaqjen në nëntor të vitit 2019. /Telegrafi/