Ish-kryetari i Republikës së Sllovakisë Rudolf Schuster nga sot do të qëndroj në vizitë disa ditore në Shkup ku do të takohet me kryetarin e Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai në Maqedoni do të shpallet ”doctor honoris causa” nga Universiteti ”Shën Klimenti i Ohrit”.
Ceremonia do të bëhet nesër nga ora 12 në bibliotekën e këtij Universiteti.
Vizitën në Shkup do ta përfundojë me takimin me Presidentin Ivanov.
Interesant është fakti se Schuster për herë të fundit në Maqedoni është takuar me ish-kryetarin Boris Trajkovski, dy javë para se të aksidentohej për vdekje./Telegrafi/