Telegrafi

Schuster në stolin e Wolfsburg?

Pas zhgënjimit të mbrëmshëm dhe humbjes në fushë vendore nga Koln, pozita e Veh në Wolfsburg është në pikëpyetje.

Veh pasoi Felix Magath në stolin e Wolfsburg në fillim të sezonit, por nuk ka arritur ta drejtojë në mënyrën e duhur ekipin gjerman.

Wolfsburg tashmë ka shtatë humbje dhe ndodhet në pozitën e 10-të të tabelës dhe u eliminua nga Liga e Kampionëve në fazën e grupeve.

Në anën tjetër Schuster është pa punë që nga dhjetori të vitit 2008 kur u shkarkua nga kreu i Realit. Krahas Schuster në listën e Wolfsburg është edhe Hub Stevens i cili tash drejton ekipin e Red Bul Salburg./Telegrafi/