Telegrafi

Schuster ka dyshime në Mourinhon

Ish-menaxheri i Realit po ashtu ka përmendur mungesën e përvojës si lojtar të trajnerit portugez.

“Ditën e parë ai i mban të gjithë në krahë, por do të shohim pas dy ose tre muajsh. Tash në ditët e para është kënaqësi pasi të gjithë ju pyesin me buzëqeshje dhe nuk ju shqetësojnë, por pastaj kur fillon sezoni, fillon të ndryshojë gjithçka. Ata do të jenë kritik pasi e dinë se si është loja e Mourinhos”, ka thënë Schuster për AS. /Telegrafi/