Telegrafi

Schuster i zhgënjyer nga Perez

“Jam paksa i zhgënjyer sepse besoja që Florentino, pasi që përjetoi gabimet nga hera e parë, do të vinte me një projekt të ri. Kam menduar se më në fund ai i la ‘Valdanot’(ndërmjetësuesit mes presidentit dhe trajnerit), dhe gjeti një trajner që vërtetë menaxhon”, tha trajneri gjerman për Marca.

Schuster gjithashtu foli edhe për refuzimin që ia bënë Realit pesë menaxherët më të mirë në botë. Ai mendon se stili i menaxhimit të Perez është i gabuar dhe totalitar.

“Me këtë stil të menaxhimit, askush nuk do të vijë. Është për arsye, se ata transferojnë vetëm ‘Schusterët’, ‘Pellegrinët’, apo dhe ‘Vanderlei Luksemburgët’. Natyrisht, se më të mirët nuk do të vijnë. Florentino Perez i shkurton përgjegjësitë trajnerit të Realit”, ka shtuar Schuster. /Telegrafi/