Telegrafi

Schuster: Guti është një lojtar i veçantë

Guti ishte lënë anash për fitoren e djeshme të Realit ndaj Getafe, pasi ishte përplasur me trajnerin Manuel Pellegrini gjatë humbjes së thellë prej 4-0 në Kupën e Mbretit nga Alcorcon.

“Ai ishte një prej atyre të cilët gjithmonë më kanë përkrahur mua. Ai është një lojtar më ndryshe se shumë tjerë dhe ka diçka që e bën të veçantë. Ka pak lojtarë si ai, por ai duhet të ketë shumë vetëbesim dhe, ndonjëherë, edhe asistencë”, ka thënë Schuster./Telegrafi/