Telegrafi

Schuster: Disa lojtarë të Realit nuk e dëshiron Villan

Sulmuesi i Valencias një kohë të gjatë ka qenë shënjestër e Realit, ndërsa Schuster provoi ta transferonte spanjollin te klubi mbretëror, kurse të njëjtën gjë tentoi ta bënte edhe presidenti aktual i Los Merengues, Florentino Perez.

Sido që të jetë, përkundër spekulimeve se Villa ishte pranë kalimit në Bernabeu, Reali u tërhoq nga marrëveshja në momentin e fundit me arsyetimin se Valencia kërkonte shumë para.

“Unë dëshiroja ta angazhoj David Villan. Por kishte shumë njerëz që nuk dëshironin që ai të vinte, duke filluar nga skuadra e deri te udhëheqësia”, ka thënë Schuster, i cili ka shtuar se e përcjell Realin vetëm kur luan Ronaldo, sepse pa të loja e Realit “është e mërzitshme”. /Telegrafi/