Telegrafi

Schuster: Argjentina nuk di çfarë të bëjë me Messin

“Argjentina nuk di se çfarë të bëjë me Messin. Ata nuk po e lejojnë që ai të luajë. Do të mund të ndryshohet, por nuk e besoj. Nuk mund ta keni këtë luks, për të mos e lërë atë të luajë si të dojë. Maradona duhet të mësohet me këtë stil të lojës”.

“Messi më i miri në histori? Ai duhet të fitojë Kupën e Botës për të hyrë në atë rreth”.

“‘El Classcio’? Unë nuk e kam idenë se kush do të dështojë, por një gjë di, ‘el Classico’ nuk do të vendosë titullin. Skuadrat po luajnë shumë mirë, dhe njëra palë do të lëshojë pikë. Barcelona është skuadra e vetme që mund të mposhtë Real Madridin”, deklaroi Schuster për Radio Marca. /Telegrafi/