Site icon Telegrafi

Schurrle mund të kthehet në Angli

Andrea Schurrle pritet të largohet nga skuadra e tij Wolfsburg.

Mediat britanike janë të bindura Andrea Schurrle sezonin e ardhshëm mund të kthehet në Angli, ku dy nga klubet e rëndësishme në këtë vend, Liverpooli dhe Totenhami janë në garë për të marrë shërbimet e tij.

Sipas “The Mirror” Totenhami besohet se është më pranë ish-mesfushorit të Chelseat, sepse ai ka pasur kontakte me klubin londinez.

Schurrle ka qenë pjesë e Chelseat në Ligën Premier, por në vitin 2015 u transferua në Gjermani tek Wolfsburgu ku nuk ka mundur të sistemohet plotësisht ku në këtë sezon ka shënuar vetëm gjashtë gola në 26 takime me “Ujqërit”.

Por veç Totenhamit në garë për Schurrlen është dhe Liverpuli që po e mendon si mundësi.

Ndërkohë klubi gjerman për ta lënë të lirë lojtarin kërkon së paku 20 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version