Telegrafi

Schumi zhvendoset në pozitën e 12-të

Vendimi është marrë që gjermani të dënohet me 20 sekonda, duke e zhvendosur atë në pozitën e 12-të, ndërsa Alonso është ngritur në vendin e gjashtë.

Shefat e Formula 1 thanë se Schumacher ka thyer rregullat e sigurisë, pasi që kaloi Alonson teksa ishte ‘automjeti i sigurisë’, mirëpo Mercedesi ka paralajmëruar se do të apelojë. /Telegrafi/