Telegrafi

Schumi premton spektakël

“Mercedes GP do të jetë një sfidë e re për mua, gjë që është mjaft joshëse. Nuk dyshoj aspak në faktin që skuadra do të jetë shumë e fortë”.

“Fizikisht ndjehem plotësisht në formë. Tashmë arrita të dëshmoj gjatë verës se sa shpejt mund të arrij performancat e mija të kaluara me stërvitje specifike. Dhe që atëherë vazhdova të stërvitem”.

“Qafa ime është plotësisht jashtë shqetësimeve. Për ta përmbledhur: Jam plotësisht ‘i ndezur’ për vitin e ardhshëm”, ka thënë ish-piloti i Ferrarit. /Telegrafi/