Telegrafi

Schumi mund të shpallet kampion që në sezonin e parë

Piloti 41-vjeçar është kthyer në F1 me skuderinë e Mercedesit, pas tre vitesh pauze.

“Jam i bindur se Mercedesi do të jetë në pozitë për të luftuar për kampionatin këtë sezon”, është shprehur Schumacher.

Ndërkohë, shefi i Mercedesit, Ross Brawn, shtoi: “Ai është në formë të jashtëzakonshme dhe nuk mendoj se talenti zhduket ndonjëherë. Jam i bindur se mund ta bëjë punën e tij”.

Brawn është njeriu që ka mjeshtëruar të shtatë titujt e Schumit, dy me Benettonin dhe pesë me Ferrarin, dhe thotë se gjermani mund të arrijë ato nivele sërish. /Telegrafi/