Telegrafi

Schumacherët të lindur për të qenë kampionë

Emri Schumacher është një garanci, një siguri se personi do të fitojë apo ngjitet në podium.

Këtë gjë e ka konfirmuar Michael Schumacher, 7 herë kampion bote në Formula 1 dhe së fundi edhe djali i gjermanit, Mick, që po ndjek gjurmët e babait dhe po ngjit shkallët në sportin e automobilizmit.

Por një tjetër personazh i kësaj familje po fiton po kaq famë edhe pse në një disiplinë tjetër sportive. Ajo është Gina Maria Schumacher, vajza e Michaelit, e cila merret me hipizëm, ku dhe po korr sukseset e para.

Ajo konsiderohet si një nga yjet e ardhshme të këtij sporti, pasi ka fituar disa turne në kategorinë “junior” dhe “Young Rider” (dje mbushi 20 vjeç), transmeton Telegrafi.

Turneu u fundit ku ka shkëlqyer është ai i Romës, ku Gina Maria u rendit e dyta, por shoqërohej edhe nga nëna e saj Corina, bashkëshortja e Michael Schumacher, që gjithashtu ishte në garë (u rendit në vendin e 11-të).

Nëse sporti i shpejtësisë është pasion i meshkujve të familjes Shumaker, femrat janë më shumë të apasionuara me hipizmin, ku nuk po zhgënjejnë. /Telegrafi/