Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz shprehu qëndrimin e tij kundër sanksioneve të mundshme të Komisionit Evropian ndaj Portugalisë për devijim nga standardi buxhetor.
“Siç e dini, unë njihem në përgjithësi për qëndrime mjaft strikte, por në rastin konkret unë jam kundër sanksioneve për Portugalinë”, deklaroi social-demokrati gjerman gjatë një fjalimi që u duartrokit shumë në kongresin e Partisë socialiste portugeze, në pushtet prej nëntorit në sajë të mbështetjes së të majtës radikale.
“Jam në dijeni se qeveria është në fazë negociatash me Komisionin Evropian, ashtu sikurse edhe në planin e brendshëm, duke thënë me mjaft vërtetësi se ky proces do të çonte drejt një zgjidhjeje mjaft konstruktive”, shtoi ai.