Telegrafi

Schook: Zgjidhja e statusit të Kosovës do t’i bëjë “disa grupe fatlume, disa fatkeqe”

"Në Kosovë dhe në Serbi, megjithatë, ekzistojnë institucione të cilat do të mundësojnë stabilitet. Presim që edhe Beogradi të luajë rolin e tij dhe se nuk do të lejojë minimin e stabilitetit në Kosovë", ka thënë Schook, duke folur për përcaktimin e statusit të Kosovës në një seminar të organizuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s, në bashkëpunim me Kuvendin e Serbisë.

Schook konsideron se popullsia shumicë në Kosovë "do të jetë fort e pakënaqur nëse nuk merret vendimi" për statusin, duke shtuar se bashkësia ndërkombëtare do të mbetet në Kosovë gjithnjë derisa nuk përcaktohet statusi përfundimtar.

Zyrtari amerikan beson që vendimi mbi statusin do të ndikojnë edhe në disponimin e personave të zhvendosur për tu kthyer në Kosovë, duke theksuar që kthimi i të zhvendosurve është fushë për të cilën duhet të punohet më së shumti.

"Çështja kryesore e atyre që kanë për qëllim të kthehen është ekonomia dhe punësimi”, ka thënë Schook, duke përmendur që baza ligjore për përmirësim ekonomik është krijuar, por kjo nuk do të zgjidhet pa statusin e Kosovës.