Telegrafi

Scholz i shpallë “luftë antivakserëve”, përdor të gjitha mjetet për të luftuar teoritë konspirative – ekstremizmin dhe dhunën

Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka deklaruar sot se do të mobilizojë fondet shtetërore për t’u ballafaquar me “pakicën e ekstremistëve” që po kundërshtojnë ashpër vaksinimin kundër COVID-19.

“Ajo çfarë sot ekziston në Gjermani është mohimi i realitetit, tregimet absurde rreth teorive të ndryshme konspirative, dezinformimi i qëllimshëm si dhe ekstremizmi i dhunshëm”, tha në Bundestag, kancelari Scholz, transmeton Telegrafi.

Ai premtoi se do të ketë përgjigje është për këtë, “duke përdorur fondin për sundim të ligjit dhe demokracisë”.

“Pakica e ekstremistëve në vendin tonë ia ka mësyrë shoqërisë tonë, demokracisë, komunitetit dhe shtetit tonë, e jo vetëm shkencës”, shtoi Scholz.

Policia gjermane sot ka ndërhyrë në Dresden pas kërcënimeve me vdekje të një zyrtari të këtij rajoni gjerman – që kishte ardhur nga të gjithë ata që po kundërshtojnë vaksinimin. /Telegrafi/