Site icon Telegrafi

Scholz për Ballkanin Perëndimor: Nuk mjafton t’u themi vetëm se keni perspektivë evropiane

Kancelari gjerman, Olaf Scholz në fjalimin e parë në Konferencën e njohur të Sigurisë në Munich i kushtoi vëmendje të posaçme edhe Ballkanit Perëndimor.

Në Konferencën e Sigurisë në Munich, kancelari gjerman, Olaf Scholz në fjalimin e së shtunës, ku në qendër ishin tensionet aktuale me Rusinë, foli edhe për integrimin e Ballkanit Perëndimor në familjen e madhe evropiane.

Lexo po ashtu Kancelari gjerman, Scholz: Paqja në Evropë mund të ruhet vetëm nëse kufijtë nuk preken

Ai kërkoi më shumë përpjekje për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, “Nuk mjafton që të përmendim perspektivën e zgjerimit për këtë rajon si qëllim strategjik”, tha Olaf Scholz, “por duhet ta çojmë atë përpara në mënyrë aktive”.

“Dhe kur flas për Bashkimin Evropian atëherë i përfshijë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha kancelari gjerman.

Në të njëjtën kohë ai paralajmëroi se evropianët do të ruajnë aftësitë vepruese dhe autonominë vendimmarrëse.

“Ne europianët do të ruajmë aftësinë tonë vepruese, autonominë tonë vendimmarrëse vetëm atëherë kur ta bashkojmë vullnetin tonë dhe aftësitë tona në Bashkimin Evropian”, tha 63-vjeçari.

Për kancelarin gjerman, “BE është kuadri ynë veprues, shansi ynë të mbesim fuqi mes fuqive. Për këtë bëhet fjalë, kur flasim për sovranitet evropian”.

Kujtojmë se bisedimet për hapjen e negociateve me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut ecin shumë ngadalë përpara, ndërkohë Kosova dhe Bosnje-Hercegovina kanë ngecur në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian.

Asnjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë momentalisht një perspektivë të qartë kohore për anëtarësim edhe për shkak të rezervave brenda vendeve të BE-së. /Telegrafi/

Exit mobile version