Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka folur gjatë vizitës së vendit të ngjarjes – tregu i Krishtlindjeve në Magdeburg – ku mbetën të vdekur pesë persona dhe u lënduan qindra të tjerë pasi një veturë që lëvizte me shpejtësi të lartë, ka shkelur një numër të madh të qytetarëve.
Duke iu drejtuar gazetarëve, ai tha se “zakonisht, një treg Krishtlindjesh është një vend shumë i qetë dhe plot gëzim… sa tragjedi e tmerrshme është që kaq shumë njerëz u plagosën dhe u vranë me një brutalitet të tillë në një vend të tillë”.
Ai pohoi se ndihet i shqetësuar për gjendjen shëndetësore të personave që janë lënduar pasi një veturë që po lëvizte me shpejtësi të madhe, shkeli shumë njerëz gjersa po argëtoheshin.
Lideri gjerman gjithashtu shprehu ngushëllimet e tij për të lënduarit dhe familjet e atyre që humbën jetën, shkruan bbc.
“Do të doja të shpreh solidaritetin e të gjithë vendit”, pohoi 66-vjeçari, i cili po shoqërohej nga zyrtarë të lartë të shtetit dhe rajonit, transmeton Telegrafi.
German Chancellor Olaf Scholz: ‘I have received tributes internationally and we are not alone as Germany. My sympathy and solidarity is with all the family members of the victims and the city of Magdeburg which is mourning’https://t.co/vvhpgc21lQ
📺 Sky 501, Virgin 602 pic.twitter.com/qlIZM97A0t
— Sky News (@SkyNews) December 21, 2024
Duke kaluar te i dyshuari për sulmin, i cili u arrestua pas incidentit të mbrëmshëm, Scholz thotë se është e rëndësishme “që ne të hetojmë me detaje dhe saktësi të madhe atë që ka ndodhur”. Ai thotë se autoritetet do të hetojnë autorin “në thellësi”.
Kancelari thotë se është e rëndësishme që “të qëndrojmë të bashkuar. Ne nuk duhet t’i lejojmë ata që duan të mbjellin urrejtje ta bëjnë këtë”.
Scholz e përfundon konferencën për shtyp duke falënderuar njerëzit në mbarë botën për shprehjen e solidaritetit me Magdeburgun, raporton skynews.
Theksojmë se sipas informacioneve të para, Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuari i arrestuar për sulmin në Magdeburg ishte mjek 50-vjeçar i psikiatrisë dhe psikoterapisë në Bernburg.
I lindur në Arabinë Saudite, qytetin Hufuf, ai në vitin 2006 erdhi për shkollim në Gjermani.
Policia beson se ai mund të ketë qenë nën ndikimin e drogës pasi kontrolloi shtëpinë e të dyshuarit, tha një zyrtar tjetër për gazetën.
Motivet e sulmit mbeten të paqarta, por veprimet dhe deklaratat e tij të mëparshme tregojnë një kombinim të faktorëve personalë, politikë dhe ideologjikë që mund të kenë kontribuar në këtë akt tragjik. /Telegrafi/
BREAKING: German Chancellor Olaf Scholz is making a statement at the Magdeburg Christmas market.
He says: “It is a terribly, tragic incident”https://t.co/razQ5XCt9E
📺 Sky 501, Virgin 602, Freeview 233 and YouTube pic.twitter.com/YjE9qEq6hZ
— Sky News (@SkyNews) December 21, 2024