Telegrafi

Scholz: Gjermania me qeveri të re deri në Krishtlindje

Gjermania ka shumë të ngjarë të ketë një qeveri të re para Krishtlindjeve.

Kështu deklaroi sot kandidati i Partisë Social Demokratike për kancelar, Olaf Scholz.

Atmosfera në bisedimet me partnerët e mundshëm të koalicionit ishte shumë konstruktive, u tha Scholz gazetarëve, i cili po merr pjesë në takimin e FMN -së si Ministër aktual i Financave në Uashington.

Ai tha se ishte i bindur se projekti do të kishte sukses dhe se gjermanët do të merrnin një qeveri të re para Krishtlindjeve, raporton reuters.

Scholz shprehu shpresën se SPD do të formonte një qeveri të re koalicioni me të Gjelbrit dhe Liberalët. /Telegrafi/