Telegrafi

Scholes i shokuar nga fiziku i Nanit – portugezi duket si në ditët e tij të arta

Paul Scholes ka shprehur frikën e tij në formë shakaje për përballjen me ish-shokun e skuadrës Nani në Soccer Aid – për shkak të fizikut të tij mbresëlënës.

Dy ish-yjet e Manchester United janë në anët kundërshtare në ndeshjen që po luhet në Old Trafford, raporton talkSPORT.

Scholes po luan së bashku me Jill Scott, Jermain Defoe dhe Danny Dyer ndërsa Nani ishte në ekip me Usain Bolt, Patrice Evra dhe Lee Mack.

Por, Nani u fut në ndeshje në një gjendje mbresëlënëse, duke u mburrur me biceps dhe bark të tonifikuar.

Para ndeshjes, Scholes bëri të ditur se mezi priste të përballej me anësorin portugez, me të cilin luajti te United për gjashtë vjet.

Duke postuar një foto të fizikut të tij të shtunën, Scholes shkroi në Instagram: “Mezi pres të luaj kundër Nanit (jam i dreqosur)”.

36-vjeçari sapo është rikuperuar nga një këputje e pjesshme e ligamentit të kryqëzuar të përparmë që e pa kohën e tij në Melbourne City të mbaruar.

Ai pësoi lëndim në janar dhe ka bërë një rikuperim të mrekullueshëm, por nuk mjaftoi që skuadra australiane ta mbajë atë për një vit të dytë.

Megjithatë, Nani nuk ka lejuar që lëndimi i tij i rëndë t’i pengojë përpjekjet e tij në palestër dhe ai duket më i freskët se kurrë më parë. /Telegrafi/