Paul Scholesit iu dha leja për të marrë drejtimin e skuadrës angleze të Oldham Athletic.
Scholes, një ish-lojtar i Manchester Unitedit, zotëron 10 për qind të aksioneve të Salford Cityt, një klub që për bashkëpronar kanë Ryan Giggsin, Gary Nevillen, Phil Nevillen dhe Nicky Buttin.
Për shkak të kësaj, ai duhej të merrte një licencë të EFL-it për t’u bërë trajner i Oldhamit sepse rregullat nuk lejojnë që një person të ketë pozita në dy klube në të njëjtën kohë.
EFL ka ardhur në përfundim se roli i anglezit në Salford City është “i vogël” dhe kanë vendosur që t’i lejojnë 44-vjeçarit të marrin drejtimin e ekipit që bën gara në ligën e katërt.
Megjithatë, ekziston një rregull që ish-mesfushori nuk mund të shkelë – ai nuk mund të transferoj asnjë nga lojtarët e Salfordit në Oldham.
Scholes ka qenë deri tani analist profesional i futbollit në televizione të ndryshme sportive britanike dhe amerikane.
Ndryshe, Paul si trajner ka punuar pesë vjet më parë si asistent i Ryan Giggsit te Unitedi. /Telegrafi/