Site icon Telegrafi

Scholes parashikon ekipin që do ta mposht Man Cityn në garën për titull këtë sezon

Paul Scholes ka dhënë mendimin e tij në një intervistë të dhënë së fundmi mbi atë se kush do ta fitojë titullin e Ligës Premier këtë sezon.

Ish-reprezentuesi anglez u shpall kampion i elitës së futbollit anglez ne 11 raste të ndryshme me Manchester United, ndërsa tani ka dhënë parashikimin e tij të hershëm se kush do ta fitojë kurorën në sezonin 2024/2025.

Scholes mendon se vetëm një skuadër është në gjendje që t’i jap fund dominimit të Manchester Cityt, pasi ekipi i Pep Guardiolës fitoi titullin e katërt radhazi sezonin e kaluar, diçka që nuk kishte ndodhur kurrë më herët në Angli.

“Mendoj se favoritët për Ligën Premier do të jenë të njëjtit si vitin e kaluar. Mendoj se City do të jetë favoriti kryesor i ndjekur afër nga Arsenali”, ka thënë fillimisht Scholes.

“E kam thënë disa herë, pres që Arsenali të jetë ekipi që do ta fitojë këtë vit. Ata kanë shfaqur progres gjatë viteve të fundit me Mikel Artetan veçanërisht”.

“Ndihem se ky vit është koha kur ata janë të gatshëm që ta fitojnë atë. E di që nuk do të jetë e lehtë, do të ketë shumë konkurrencë, pasi e dimë se shtatë apo tetë ekipe në Angli janë të mira, por mendoj se Arsenali këtë vit do të jetë ekipi që do të thyejë ciklin e Cityt”, përfundoi anglezi.

Lexo po ashtu Njeriu që kujdesej për fanellat te Man City zbulon se çfarë kishte gjetur në dollapin e Mario Balotellit

Arteta dhe ekipi i tij deri më tani kanë qenë të qetë në aspektin e transferimeve, pasi kanë transferuar vetëm një lojtar.

Riccardo Calafiori u transferua nga Bologna dhe italiani do të jap ndihmë shtesë për fazën defanzive të ‘Topçinjve’ këtë sezon./Telegrafi/

Exit mobile version