Telegrafi

Scholes nuk pensionohet në fund të sezonit

Mediat kanë raportuar se mesfushori veteran u ka thënë miqve të tij se këtë verë do të pensionohet për herë të dytë dhe të fundit, mirëpo trajneri beson se anglezi 38-vjeçar nuk ka plane të tilla.

“Do të befasohesha nëse Paul do të ketë biseduar me dikë para se të flasë me mua – ndërsa nuk ka folur- prandaj mund t’i përgënjeshtrojmë ato spekulime”, u ka thënë Ferguson gazetarëve. /Telegrafi/