Telegrafi

Scholes nënshkruan marrëveshje të re

Scholes, 35-vjeçar, ka kaluar të gjithë karrierën e tij në Old Trafford, duke shënuar 100 gola në ligë dhe duke bërë mbi 400 paraqitje për United.

“Ne jemi të ngazëllyer që Paul do të qëndrojë edhe për një vit. Forma e tij këtë vit tregon se aftësia dhe kënaqësia e tij në fushë janë më të fuqishme se kurrë, dhe kjo është një arsye që ai të vazhdojë”, ka thënë menaxheri i klubit, Sir Alex Ferguson.

“Jam i kënaqur që kam nënshkruar për edhe një vit. Ndjehem mirë dhe po shijoj futbollin. Do të dëshiroja ta falënderoj menaxherin, stafin stërvitor dhe po ashtu edhe fansat për përkrahjen e vazhdueshme”, ka thënë Scholes. /Telegrafi/