Ish-mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Scholes, ka analizuar sulmin e përfaqësues së Anglisë në Euro 2016.
Scholes ka thënë se ai preferon Daniel Sturridge para dyshes Harry Kane dhe Jamie Vardy.
“Nëse do të kisha mundësi të ndryshoja diçka, atëherë do të luaja me Daniel Sturridge në vend të Harry Kane”.
“Më pëlqen Kane, mendoj se është një qendërsulmues i mirë, por unë mendoj se para duhet të kesh një sulmues të shkathtë dhe me qetësi para portës. Mendoj se Sturridge i ka këto kualitete”.
“E di që njerëzit gjithashtu mendojnë edhe për Vardyn, por para tij ka sulmues të tjerë. Mendoj se Vardy mund të bëjë ndryshim të madh në 10 apo 15 minutat e fundit”.
“Ai mund të shënon gola, por aktualisht favorizoj Sturridge dhe Kane”, ka thënë Scholes. /Telegrafi/