Telegrafi

Scholes mban Unitedin në garë për titull

Vendasit e filluan ndeshjen më me intensitet, por nuk arritën të gjejnë rrjetën kundërshtare. Carlos Tevez pati një rast të mirë nga goditja e lirë, por goditja e tij u ndalua nga në kënd nga portieri Edvin van der Sar (9’). Në anën tjetër as United nuk arriti të gjejë portën me Rooney dhe Giggs që patën raste të mira shënimi në fund të pjesës së parë.

Edhe pjesa e dytë pati mjaft raste me Tevez, Craig Bellamy dhe Gareth Berry që dështuan për Cityn. Patrick Vieira po ashtu pati një rast në minutat e fundit, por nuk arriti të shfrytëzojë rrëmujën e shënuar para portës së Van der Sar.

Pas edhe disa rastesh të lëshuara nga djajtë e kuq, nga Nani dhe Giggs, momenti vendimtar i ndeshjes erdhi në minutën e fundit shtesë të takimit. Pas një harkimi të Evra nga e majta Scholes u gjend i vetmuar për të dërguar topin me kokë në rrjetën e portierit Shay Given.

Fitorja e mban Manchesterin në garë për titull me 76 pikë, vetëm një prapa Chelseat që më vonë udhëton te Tottenhami. /Telegrafi/