Ish-mesfushori i Manchester United, Paul Scholes ka sugjeruar rivalët e Manchester City se ata mund të kenë bërë blerjen më mbresëlënëse deri më tani në këtë sezon, duke bindur Ilkay Gundogan.
Mesfushorin gjerman, i cili është ende duke u rikuperuar nga një dëmtim në gju, iu bashkua skuadrës angleze nga Borussia Dortmund, dhe ky transferim po cilësohet shumë i mirë nga legjenda angleze, Paul Scholes.
“Ai është një lojtar shumë i mirë, në qoftë se ai mund të qëndrojë i aftë. Unë kam parë shumë prej tij me Dortmundin”, deklaroi Scholes.
“Ai ka pasur shumë probleme me lëndime, por ai mund të jetë fantastik nëse mund të jetë i aftë”.
“Blerja e Gundogan për vetëm rreth 20 milionë euro mund të cilësohet si ‘vjedhje’ këto ditë”, përfundoi legjenda e Unitedit, duke aluduar se çmimet kanë arritur majat dhe shumica e futbollistëve nuk i meritojnë ato shifra. /Telegrafi/