Telegrafi

Scholes: Ky nuk është Pogba i Juves

Paul Scholes dëshiron që të sheh Paul Pogban të luaj sikurse në kohën sa ishte futbollist i Juventusit.

Legjenda e Manchester United, Paul Scholes nuk është i kënaqur me paraqitjet e mesfushorit francez dhe dëshiron që ai të luaj si në kohën e tij te skuadra italiane.

“Ne kërkojmë që ta shohim Paul Pogban e Juventusit”, ka deklaruar Scholes pas ndeshjes, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Pogba nuk do të mund të luante në skuadrën e Cityt

“Ne duam të marrim më të mirën prej tij”, vazhdoi ish-mesfushori anglez.

“Unë mendoj se ai duhet të jetë në një mesfushë me tre për të treguar aftësitë e tij”, përfundoi legjenda e United. /Telegrafi/