Legjenda e Manchester Unitedit, Paul Scholes, beson se Victor Lindelof duhet të zëvendësohet në mbrojtjen e skuadrës, pas eliminimit nga Liga e Evropës.
Djajtë e Kuq pësuan nga Sevilla me rezultat 2-1, ndërsa Luuk de Jong gjeti hapësirë ndërmjet Lindelof dhe Aaron Wan-Bissaka para se ta shënonte golin e fitores në portën e David de Geas.
Scholes mendon se e gjithë mbrojtja e Djajve të Kuq duhet fajësuar për golat e pranuar, por e ka fajësuar në veçanti suedezin.
“Po aq sa Unitedi e meritoi fitoren, nuk ka dyshim për këtë, sepse ishte skuadra më e mirë – por duhet thënë se në golin e dytë, pjesa e mbrojtjes ishte shokuese”.
“Padyshim që Lindelof si qendërmbrojtës e ka qendërsulmuesin, ai duhet të kujdeset për të, këndi i trupit të tij ishte krejtësisht i gabuar…”.
“Shumë gjëra ishin keq në atë gol. Mund ta fajësosh gjithë katërshen defensive për atë gol. Por, sipas meje, Lindelof është problemi më i madh”.
“Nuk jam i sigurt nëse Lindelof është partner i denjë për Maguire. Mendoj se kanë nevojë për një mbrojtës më dominues pranë tij”, ka deklaruar Scholes për BT Sport. /Telegrafi/