Telegrafi

Scholes i jep fitoren Manchesterit

Pavarësisht kërcënimeve të shpeshta nga United, veçanërisht nga Rooney, goli i fitores u shënua në minutën e 77-të të ndeshjes. Portieri turk Hakan Arikan mbrojti një gjuajtje të Nanit, por topi arrit te Scholes i cili nuk huqi për t’i dhënë avantazhin United.

Në takimin tjetër të grupit B, Grafite ka shënuar hat-trick për t’i dhënë fitoren 3-1 kampionit të Gjermanisë, Wolfsbourg, në përballjen përballë rusëve të CSKA.

Dy gola të Grafite erdhën në fund të pjesës së parë (36’ dhe 41’), i dyti nga penaltia.

I vetmi që shënoi për rusët ishte Dzagoev në minutën e 76-të, por Grafite shënoi golin e tretë të tij pas dhjetë minutash për të vulosur rezultatin dhe për të çuar Wolfsburgun në maje të grupit.

Autori i tre golave për Wolfsburgun, Grafite, duke shënuar kundër CSKA (Foto: Reuters)