Telegrafi

Scholes e fyen rëndë Arsenalin

Paul Scholes, i cili fitoi 11 tituj kampion me Manchester United gjatë karrierës së tij, thotë se skuadra e Arsenal nuk janë të aftë të dalin të fituar nga përballja e tyre me Tottenham Hotspurs në fundjavë.

“Nuk me merr mendja se Arsenal kanë b…. për të fituar kundër “Spurs”, ka thënë ndër të tjerash ish mesfushori i Djajve të Kuq.

Tani, analisti 41-vjeçari ka qenë një nga kritikët më të ashpër të ekipit londinez, por edhe ai pranon se për një moment ai mendoi se Arsenal ishte kandidati kryesor për të fituar titullin këtë sezon.

“Arsenal na ka mashtruar pak gjatë këtij sezoni. Mendova se këtë vit kishin shtuar elementet e duhura për t’u shpallur kampionë. Por edhe njëherë ata kanë zhgënjyer, si gjithmonë, kur ka momente që duhet të tregojnë se kush janë, ata humbin guximin dhe nuk arrijnë të fitojnë në ndeshje të rëndësishme. Mendoj se Wenger do të jetë nën presion shumë të madh nëse ata nuk e fitojnë titullin këtë sezon.”

Arsenal kanë humbur në tre ndeshjet e fundit, nuk ndodhte që prej vitit 2010.