Telegrafi

Scholes: Do ta mirëpresin Beckhamin

Anglezi është i sigurt se ish-bashkëlojtari i tij te United do të ketë një përkrahje të ngrohtë në Old Trafford edhe pse sapo të fillojë ndeshja të dy do të jenë të përqendruar në fushë.

“Jam i sigurt se ai do të pranohet shumë mirë. Fansat e United ende e duan për atë që ai ka bërë për klubin dhe do të jetë një brohoritje fantastike. Pas kësaj, ne duam ta eliminojmë atë. Ky është plani”.

“Ai duhet të përcillet mirë. Nëse i jepni kohë dhe hapësirë me top, nuk ka dyshim se ai do t’i gjejë lojtarët. Nga gjuajtjet e lira po ashtu, ai është i shkëlqyeshëm si gjithmonë”, ka thënë Scholes./Telegrafi/