Mesfushori francez mund të largohet nga Manchester United gjatë janarit.
Morgan Schneiderlin i cili nuk po ka hapësirë të luaj nën urdhrat e Jose Mourinhos mund të largohet nga ekipi i tij dhe te përfundojë në ligën e Francës, shkruan rtv21.tv
Së fundmi në garë për shërbimet e tij është futur edhe ekipi nga Franca, Marseille.
Mesfushori sivjet ka luajtur vetëm 15 minuta për ekipin e tij dhe ky fakt ka bërë që ai të mendoj largimin nga skuadra e tij aktuale.
Schneiderlin u ble në vitin 2015 nga skuadra e Southamptonit për 24 milion funta.